Home Lajme LAJMI FUNDIT: Macroni i del kundër Bidenit për “Kasapin Putin”

LAJMI FUNDIT: Macroni i del kundër Bidenit për “Kasapin Putin”

88
0

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dalë kundër aleatit amerikan një ditë pasi presidenti Joe Biden e quajti Vladimir Putinin kasap që po kryen krime kundër civilëve në Ukrainë.

Macroni, i cili ka folur disa herë me Putinin në javët e fundit në përpjekjet e tij të pasuksesshme të ndërmjetësimit, pritet të flasë edhe sonte ose nesër me liderin rus.

“Nuk do të përdorja aso shprehjesh, sepse vazhdoj të flas me presidentin Putin për shkak se ne duam të bëjmë diçka kolektivisht për ta ndalur luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë. Pa e përshkallëzuar dhe pa nxitur luftë”, ka thënë Emmanuel Macron, president i Francës.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbeten aleate të rëndësishme për Evropën. Lideri francez ka thënë gjithashtu se evropianët dhe amerikanët ndajnë shumë vlera demokratike.

Ky reagim vjen pasi presidenti Biden, gjatë takimit me refugjatët ukrainas në Poloni, foli sertë kundër Putinit, i cili po akuzohet se po vret ukrainas të pafajshëm në agresionin që Rusia e nisi më 24 shkurt.

“Ka një të drejtë ndërkombëtare humanitare. Ne synojmë që ajo të respektohet. Andaj kjo nuk duhet të jetë ndërhyrje humanitare në duart e Rusisë. Çfarë po mundohemi të bëjmë është të organizohemi me partnerët tanë në këtë operacion për krijimin e një korridori humanitar për Mariupolin, dhe me organizata OJQ-sh, si Kryqi i Kuq dhe shumë të tjera’, ka thënë ai.

Ukraina pretendon se ka rikthyer kontrollin e shumë fshatrave në një seri kundërsulmesh, përfshirë në lindje të Kharkivit dhe Mariupolit veriperëndimor, pasi raketat ruse qëlluan të shtunën qytetin e Lvivit.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka përsëritur thirrjen e tij për më shumë ndihmë ushtarake, duke theksuar se vendi i tij po kërkon vetëm një për qind të tankeve dhe aeroplanëve luftarakë të NATO-s në luftën kundër Rusisë së Putinit.

Presidenti amerikan ka deklaruar një natë më parë se Putini nuk mund të mbetet në pushtet pas agresionit ndaj Ukrainës, por Shtëpia e Bardhë i ka ndërruar fjalët, duke thënë se Bideni ka dashur të thoshte se lideri rus nuk mund të lejohej të sulmojë shtetet fqinje.

Previous articleEkspertët: Ngrënia e qebapëve mund të shkaktojë probleme serioze mendore
Next articleLAJMI FUNDIT: Tërmet në këtë qytet të Kosovës (FOTO)