Home Lajme Kur do t’u ndahen nga 100 euro studentëve? – Tregon ministri Murati

Kur do t’u ndahen nga 100 euro studentëve? – Tregon ministri Murati

80
0

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se shtesa prej 100 euro për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë.Ndërsa për punëtorët e sektorit privat dhe studentët sipas tij duhet kohë.

“Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë mbështetje shtesë, pastaj do të jenë ata të sektorit publik, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit, pasi nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare”, është shprehur Murati.Kryeministri Albin Kurti sot ka prezantuar pakon e re të ndihmave, në një konferencë për media.

Për muajin prill do ta dyfishojnë vlerën e asistencës sociale dhe pensionistëve do t’iu shtohen ka 100 euro shtesë.Nga 100 euro do t’iu ndahen edhe punëtorëve të sektorit privat dhe atyre të sektorit publik.

Me nga 100 euro do të mbështeten edhe studentët.Vlera totale e kësaj pakoje është mbi 100 milionë euro dhe, sipas Kurtit, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.

Previous articleKush është dëshmori Algjerian që dha jetën në Koshare, por që Kosova s’ka bërë asgjë për të përkujtuar emrin e tij
Next articleKjo është procedura për t’i marrë 100 Eurot nga Qeveria