Home Lajme Kosovën e shpëton sërish Amerika, nëse s’ka grurë (VIDEO)

Kosovën e shpëton sërish Amerika, nëse s’ka grurë (VIDEO)

91
0

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë Rozeta Hajdari, këtë të martë ka raportuar para komisionit për ekonomi.

Ajo tha se kosovarët nuk rrezikohen të mbeten pa bukë edhe pse Serbia e ndali eksportin për grurë.

Kjo pasi kurdo që vendi do të ketë nevojë për miell, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë në gjendje ta sigurojnë atë.

“Duke filluar me kërkesën që kemi dërguar tek Ambasada Amerikane dhe të tjerët, që të llogarisim në të ardhmen kah vera, vjeshta sepse nuk i dihet situatave të reja dhe të na vendosin në listë”, ka thënë Hajdari.

Derisa sa i përket Bllokadës së Serbisë, Hajdari ka thënë se Kosova nuk ka si t’i kundërpërgjigjet Serbisë, pasi sipas saj nuk ka mallra për t’i ndaluar këtij shteti.

Previous articleLAJMI FUNDIT: Tërmet në këtë qytet të Kosovës (FOTO)
Next articleLAJMI I FUNDIT: Arrestohet i dyshari i cili sulmoi portierin e FC Ballkanit, Stivi Frashëri