E DHIMBSHME: Vdes aksidentalisht djali i hasretit, Albion Morina, para disa viteve kishte humbur prindërit
Është ndarë nga jeta pas një aksidenti, Albion Morina nga fshati Lipovec i komunës së Gjakovës.
I ndjeri para disa viteve kishte humbur prindërit, derisa ka lënë dy motra.
Ai ishte i hasretit (djalë i vetëm në familje)
Albioni ndërroi jetë në aksidentin e djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Varrimi i të riut do të bëhet sot me fillim nga ora 16:00, në fshatin Lipovec.